E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje fizike me policinë, shoqërohen 25 protestues

Pas disa orësh protestë dhe bllokim të rrugëve, Policia ka shoqëruar 25 persona këtë të enjte.

Protestuesit u  përplasën fizikisht me forcat e policisë, pasi tentuan për të disatën herë të afrohen drejt godinës së Kuvendit. Tubimi u përshkallëzua, ndërsa në një moment dhjetëra qytetarë bllokuan rrugët duke vendosur kazanët e mbeturinave në rrugë.

Përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë pati edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku situata u tensionua.

Policia vijoi ndërhyrjen për rivendosjen e qarkullimit në rrugët e bllokuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›