E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje fizike para Kuvendit, protestuesit tërhiqen zvarrë dhe prangosen nga policia

Situata para Kuvendit është përshkallëzuar në konfrontim fizik mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, disa protestues janë tërhequr zvarrë, janë prangosur dhe janë shoqëruar me forcë, duke shkaktuar reagime të forta nga qytetarët e pranishëm.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momente tensioni, ku efektivët e policisë ndërhyjnë për të larguar protestuesit nga hyrja e Kuvendit, ndërsa disa prej tyre kundërshtojnë shoqërimin. Në disa raste, protestuesit janë tërhequr zvarrë drejt automjeteve të policisë dhe janë prangosur në sy të qytetarëve.

Ndërhyrja ka shkaktuar reagime dhe thirrje nga protestuesit e tjerë, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e policisë dhe kanë kërkuar lirimin e personave të shoqëruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›