E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i përgjigjet ashpër kritikave për situatën ne Gaza

Veprimet e fundit të ushtrizë izraelite në Gaza kanë çuar në një përplasje diplomatike mes Tel Avivit, Londrës, Parisit dhe Otavës. Kryeministri izraelit reagoi ashpër pas kritikave të shteteve europiane.

“Duke i kërkuar Izraelit të përfundojë një luftë mbrojtëse për mbijetesën tonë përpara se terroristët e Hamasit pranë kufirit të shkatërrohen dhe duke kërkuar një shtet palestinez, liderët në Londër, Otava dhe Paris po ofrojnë një çmim të madh për sulmin gjenocidal ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërkohë që ftojnë më shumë mizori të tilla”, tha Netanyahu.

Më tej Netanjahu iu kërkon liderëve europianë të mbështesin vizionin e presidentit Donald Trump për situatën mes Izraelit dhe Gazës.

“Izraeli pranon vizionin e Presidentit Trump dhe u kërkon të gjithë liderëve evropianë të bëjnë të njëjtën gjë. Lufta mund të përfundojë nesër nëse pengjet e mbetura lirohen, Hamasi dorëzon armët, liderët e tij vrasës largohen dhe Gaza çmilitarizohet. Asnjë komb nuk mund të pritet të pranojë asgjë më pak dhe Izraeli sigurisht që nuk e pranon”, tha kryeministri izraelit.

Starmer, Macron dhe Carney lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët ku paralajmëronin Izraelin se do të ndërmernin veprime kundër shtetit nëse nuk ndalonte luftimet në Rripin e Gazës.

Tre krerët e shteteve kritikuan gjithashtu bllokimin e ndihmës nga Izraeli dhe komentet e ministrave të qeverisë së Netanyahut të cilët kanë kërcënuar zhvendosjen masive të palestinezëve.

Zhvillimet e fundit vjnë në një kohë që Gaza është izoluar totalisht nga ndihmat humanitare ndërkombëtre situata sa vjen e bëhet më katastrofike për popullsin e bllokuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›