E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje për “I love Mitrovica”/ Shoqërohet në polici kryetari serb Milan Radojevic

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës, pasi i shoqëruar me disa zyrtar të kësaj komune ka tentuar ta dëmtoj obeliskun “E dua Mitrovicën” i cili gjendet në qendër të qytetit.

Mediat serbe me seli në Kosovë kanë pretenduar se kryetari i Komunës së Mitrovicës kishte paralajmëruar largimin e këtij obelisku përmes një vendimi të Kuvendit Komunal dhe se për këtë gjë ishte lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut në fund të majit kishte miratuar propozimin për largimin e instalacionit “E dua Mitrovicën”.

Shenja në të cilën më parë në cirilik shkruhej “Unë e dua Mitrovicën e Kosovës” ishte hequr më 2 tetor të vitit të kaluar me asistencën e Policisë së Kosovës.

Në vend të saj, po atë ditë ishte vendosur obelisku në alfabetin latin ku shkruhej vetëm “Mitrovica”, me një zemër të gjelbër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›