Përplasje për çështjen e presidentit të Kosovës, Presidenca përgënjeshtron: LVV nuk ofroi nënshkrimet për Osmanin kandidate

Learta Hollaj, këshilltarja e presidentes së Kosovës, mohoi se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar Vjosa Osmanit mbështetje për të garuar për një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të shtetit.
“Kjo është gënjeshtër!”, u shpreh Hollaj përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shtuar se Osmani u ftua vetëm për fomalitet.
“Nëse dikujt i thoni eja vetëm sa për formalitet bëhu kundërkandidate e zotit Glauk Konjufca, sa për numër, në mënyrë që më pas të mund të fajësojmë së bashku opozitën nëse shkohet në zgjedhje, kjo është e turpshme”, theksoi këshilltarja e Osmanit.
Reagimi i zyrtares së presidencës erdhi pasi kryetarja e grupit parlamentar të LVV Arbërie Nagavci gjatë një konferencë për media deklaroi se i kanë ofruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve Vjosa Osmanit për të dalë kandidate për presidente, por ajo nuk ka pranuar.
/rtsh.al/