E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta kundër kryeministrit Edi Rama në ditën e 15-të të mobilizimit qytetar.

Pas marshimit nëpër rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit kanë vijuar lëvizjen drejt veriut të kryeqytetit, duke u futur në autostradën Tiranë-Durrës dhe duke e bllokuar atë.

Kolona e gjatë e qytetarëve ka përshkuar disa kilometra në këmbë, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe largimin e Edi Ramës. Marshimi nisi nga qendra e Tiranës, ku protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë aksionin e tyre në kuadër të protestave që prej më shumë se dy javësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›