E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshkallëzohet protesta, protestuesit i vënë flakën katit të dytë të një institucioni financiar

Është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi protestuesit i kanë vënë flakën katit të dytë të një institucioni financiar.

Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një pjesë të konsiderueshme të katit të dytë dhe duke krijuar një situatë të rrezikshme për godinat përreth.

VIDEO KETU

Protesta, e cila po zhvillohet pranë Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione, mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Siç mëson Vision Plus, 20 persona janë shoqëruar nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›