E Diel, 1 Nëntor 2026

Personalitet i shquar në fushën e energjetikës dhe ndërtimit, ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Ismail Ahmeti

Ismail Ahmeti, personalitet i shquar në fushën e energjetikës dhe ndërtimit, është ndara nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ismail Ahmeti ishte një nga personalitetet dhe inxhinierët më të shquar shqiptarë, i njohur për kontributin e tij madhor në zhvillimin e sektorit të energjetikës dhe infrastrukturës.

Ahmeti lindi në Shkodër dhe u diplomua në Fakultetin e Ndërtimit në Universitetin e Tiranës (1966). Ai ka qenë një nga drejtuesit kryesorë dhe vizionarët e veprave më të mëdha hidroenergjetike në Shqipëri, duke punuar ngushtë me specialistë të shquar si ing. Egon Gjadri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›