E Martë, 3 Nëntor 2026

Përurohet Mitropolia e parë ortodokse shqiptare në Kosovë

Në ditën e kremtimit të Pashkës, në Prishtinë përurohet Mitropolia e parë ortodokse shqiptare e Kosovës, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka.

Hapja e Mitropolisë së parë ortodokse në Kosovë shënon një kapitull i ri për vendin dhe Kishën autoqefale shqiptare të Kosovës.

“Nga sot në këtë ditë të Pashkësh fillon një kapitull i ri për besimtarët ortodoks shqiptarë në Kosovë. Po ashtu për vetë Republikën e Kosovës është me rëndësi që ta ketë Kishën e vetë Ortodokse Autoqefale Shqiptare”, tha Nikollë Xhufka.

Kisha do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe peshkopi Xhufka tha se do të kërkojë që komuniteti shqiptar ortodoks të përfshihen në legjislacionin që rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›