E Premte, 6 Nëntor 2026

“Pesë fytyrat e heshtjes”, drama në Teatrin Eksperimental kundër dhunës me bazë gjinore

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vuri mbrëmë në skenë shfaqjen “Pesë fytyrat e heshtjes” të autores angleze Shelagh Stephenson.

Me regji të Altin Bashës, drama erdhi nën interpretimin e Rozi Kostanit, Dritan Boriçit, Xhoana Karajit dhe Fabiana Proit.

“Five Kinds of Silence” është një dramë e botuar në vitin 1997. Ajo rrëfen historinë e një familjeje që jeton nën pushtetin e egër të Billy-t, i cili abuzon fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht gruan e tij Maria dhe fëmijët Suzan dhe Xhenet.

“Pesë fytyrat e heshtjes” erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ajo u vu në skenën e ArTurbinës dhe do të shfaqet përsëri dhe sonte në mbrëmje.

Për herë të parë, versioni skenik i shfaqjes u interpretua në Lyric Hammersmith, Londër, më 31 maj 2000 dhe shfaqja fitoi çmimin si shfaqja më e mirë origjinale nga Shoqata e Shkrimtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çmimin Sony 1997 për Dramën më të Mirë origjinale. /j.p/

Teatri eksperimental. Fotot nga Agim Dobi 1 nga 9

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›