E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë skiatorë gjenden të vdekur pranë një resorti në Zvicër

Trupat e pesë skiatorëve janë gjetur nga ekipet e shpëtimit pranë resortit luksoz Zermatt të Zvicrës, shkruan BBC. 

Dy alpinistë që ngjiteshin në Rimpfischhorn, një majë 4,199 metra në Alpet Valais, ngritën alarmin dje pasdite pasi vunë re praninë e çizmeve të skive në rrëzë të majës, por pa hasur pronarët e tyre.

Kërkimet ajrore dhe tokësore çuan në zbulimin e trupave poshtë majës në akullnajën Adler, tha policia lokale e Valais në një deklaratë të dielën.

Viktimat u gjetën në lartësi të ndryshme pranë kufirit zvicerano-italian.

Tre trupa u gjetën në një zonë dhe dy të tjerë u zbuluan më lart, tha shërbimi i shpëtimit Air Zermatt.

Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura zyrtarisht.

Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim për rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›