E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritje, medalje dhe rekorde/ Sukses kuqezi në Kampionatin Ballkanik të shtangës në Durrës

Nuk është si dikur dhe as nuk mundet që të jetë. Briken Calja ka qenë ai sportist që ka shkëlqyer për Shqipërinë në sportin e peshëngritjes, duke dalë kampion I Europës e nënkampion i botës, si dhe duke pasur rezultatin më të mirë kuqezi në Lojrat Olimpike, vendin e katërt në Tokio në 2021, derisa sa mundësit e natyralizuar Dudajev dhe Valijev fituan medaljet e bronzit në Paris vitin e kaluar.

Gjithsesi, në moshën 35-vjeçare, Calja vendosi të sfidonte kohën e dëmtimet dhe arriti një tjetër sukses në karrierë.

U shpall kampion i trefishtë i Ballkanit, në kampionatin e gadishullit që po zhvillohet në Durrës.

Duke kaluar në një peshë më të madhe, 79 kg, ai ngriti 150 kg në shkëputje, 185 në shtytje dhe 335 në dygarësh, me 3 medalje të arta dhe 3 rekorde të Ballkanit.

Shqipëria mori edhe 3 medalje të tjera të arta pasi Ertjan Kofsha, njëra nga shpresat e reja të peshëngritjes kuqezi, u shpall gjithashtu kampion I trefishtë I Ballkanit në peshën deri 94 kg.

Në moshën 20-vjeçare ai konfirmoi parashikimet duke dalë I pari me rezultatin 165 kg në shkëputje, 193 kg në shtytje dhe 358kg në dygarësh.

Kofsha vendosi rekordet e reja ballkanike.

Mjaft e dalluar për kombëtaren edhe Desjana Koni për femra, që fitoi dy medalje Bronzi.

Ajo garoi në peshën deri 53 kg, me 90 kg në shtytje, duke dalë e treta, dhe 164 kg në dygarësh, duke qenë sërish në podium./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›