E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullimi i numrit dy të qeverisë/ “Zëri i Shqiptarëve”: 44.2 përqind e cilësojnë ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv

“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.

Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%.

Pyetjes: “Si e vlerësoni vendimin e GJKKO për pezullimin e numrit dy të qeverisë”, 44.2 përqind e të anketuarve janë përgjigjur, se është ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Ndërkaq, 43.8 përqind e cilësuan ndërhyrje të drejtë dhe 12 përqind janë shprehur të dyzuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›