E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet polici “milioner”/ Aurel Kaziu u kap në Merdare nga policia e Kosovës me 1 milion euro

Aurel Kaziu i arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Mendares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

28-vjeçari i cili prej 3 vitesh ishte pjesë e strukuturës së policisë u arrestua pasi u kap duke transportuar në mënyre të paligjshme mbi 1 milion euro sëbashku me 2 persona të tjerë.

Burimi i shumës së parave dyshohet se është nga grupet kriminale ndërsa ende nuk dihet destinacioni i tyre.

Mësohet se Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka nisur një hëtim lidhur me përfshirjen e Aurel Kaziut në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›