E Hënë, 2 Nëntor 2026

Picieri: E vrara se më bullizonte. Filip Shehu kërkon falje në Gjykatë. Avokati: Kurohet për çrregullim bipolar

Picieri 41-vjeçar Filip Shehu që goditi me thikë kolegun të tij kuzhinier 34-vjeçar, Indrit Ismaillari do të qëndrojë në burg pa afat.

Krimi tronditës ndodhi të martën e kësaj jave në kryeqytet te “Komuna e Parisit”, ndërsa brenda gjykatës autori pretendoi se shpeshherë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra. Ai mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare”, deklaroi 41-vjeçari.

Teksa shprehu ngushëllime për familjarët e Indrit Ismaillarit, autori i krimit të rëndë tha se nuk ka qenë në dijeni të faktit se e ka lënë viktimë 32-vjeçarin dhe shtoi se këtë informacion e kishte mësuar të premten.

Avokati i tij, Ilir Murati pretendoi në gjykatën e Tiranës se ngjarja ndodhi në kushtet e tronditjes së rëndë psikike dhe se klienti i tij kishte 12 vjet që kurohej për çrregullim bipolar.

Për ta provuar këtë ai thotë se i ka paraqitur dokumentacionin e kurimit të Filip Shehut që nga viti 2013.

Avokati i kërkoi që ndaj tij të caktohej masa e sigurisë së shtrimit të detyrueshëm në spitalin psikiatrik, por togat e zeza nuk e kanë pranuar këtë kërkesë, duke e lënë në qeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›