E Hënë, 2 Nëntor 2026

Piktura shqiptare në Kroaci/ Zajmi: Artistët prezantuan forcën dhe ekspresivitetin e ngjyrës

Pesëmbëdhjetë artistë shqiptarë, u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Fontikus të qytetit Grožnjan në Kroaci.

Ekspozita, me titull “Inclusiv”, u realizua si një bashkëpunimi kulturor mes artistëve shqiptarë dhe kroatë, nën kujdesin e ideatorit dhe kritikut të njohur italian Pino Bonanno.

Kuratorja dhe piktorja Anila Zajmi përcolli emocionet e saj për këtë ekspozitë, në një intervistë për Pas Mesnatë në ABC News.

“Ishte një sfidë shumë e fortë, më pëlqejnë sfidat. Kam eksperiencë në kurimin e disa ekspozitave nuk ishte hera e parë. Ishte dicka me shumë përgjegjësi me shumë profesionalizëm, sigurisht do kisha mbështetje, por ishte vendim I rëndësishëm. Vendosa të përzgjedh artistë që kanë dimension shumë të fortë sa I përket ngjyrës dhe shprehjes ekspresive. Një skulpturë ishte koka e dhisë, që në një farë mënyre edhe na prezantonte dhe na përfaqësonte atje dhe një skulturë ‘Mrizi i Zanave’, që ishte në qeramikë shumë e fuqishme edhe ajo. Madje për kokën e dhisë ata atje na thanë se është simboli jonë, mesa duket kemi rrënjë të njëjta” u shpreh ajo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›