E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pista e skive plot me vizitorë, atraksioni dimëror ndodhet vetëm në fshatin Dardhë

Nga Tonin Frroku

Fshati turistik i Dardhës në Korçë, në fundjavë mbushet plot me turistë vendas por edhe të huaj. Ky frekutim lidhet kryesisht me pistën e vetme të skive në këtë zonë.

Turistët e huaj më së shumti kanë ardhur nga Italia dhe Anglia, ndërsa thonë se  janë të mahnitur me mikpritjen dhe bukurinë e zonës

“Është vend shumë i bukur, kam qenë në disa pista skish por këtu është modeste dhe e bukur. Në Shqipëri kam disa herë që kam ardhur por në Dardhë është hera e parë. Në mes të kësaj natyre, të bësh ski, me këto ushqime është gjithçka perfekte”.

“Më pëlqen shumë peizazhi, njerëzit janë shumë mikpritës, kur erdhëm këtu na ndihmuan disa njerëz dhe kjo të bën të ndihesh e lumtur”

“Është diell sot, ndërsa dëbora i jep fshatit bukuri. Shumë bukur vërtet. Nuk e prisnim këtë pamje”.

“Natyra shumë e bukur, mali, skitë, ushqimi, lokalet, restorantet, ndihem shumë mirë dhe çlodhur”.

Edhe vizitorë vendas thonë se një nga arsyet pse vijnë në këtë fshat lidhet me pisktën e vetëm të skive. Në Shqipëri nuk ka një të dytë.

Pista ndodhet në majë të Bigllës dhe është vetëm 15 km larg nga qyteti i Korçës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›