E Martë, 3 Nëntor 2026

Pitbulli i familjes sulmon foshnjën 5-muajshe në krahët e gjyshes, i vogli humb jetën

ITALI – Një foshnjë pesë muajshe është kafshuar nga pitbulli i familjes. Fatkeqëqsisht foshnja ka humbur jetën.

Sulmi ndodhi në Palazzolo, në zonën e Vercellit. Sipas një rikonstruksioni fillestar, fëmija ishte në krahët e gjyshes, e cila po ecte në kopshtin e shtëpisë, ndërsa prindërit e fëmijës, një çift rreth të tridhjetave që ishin shpërngulur së fundmi në fshat, kishin dalë për pazar.

Papritur qeni u hodh drejt gruas së moshuar dhe e kafshoi foshnjëqn në kokë.

Gjyshja nuk mund të bënte asgjë për të mbrojtur nipin e saj. Mediet italiane shkruajnë se më herët nuk kishte pasur raporte për agresion të qenve.

Pitbulli u mor në kujdes nga ushtarët e Trupave Pyjore në pritje të hetimeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›