E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pjesë e grupit kriminal, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari, Admir Tutaj

Admir Tutaj është ekstraduar nga Kolumbia, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për veprat penale“Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale.

Në prill të këtij viti, Tutaj tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Më datë 10 maj të vitit 2023, u kap një arsenal armësh i fshehur në një furgon në portin e Durrësit. Konkretisht, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 7 pistoleta, një sasi të madhe municioni luftarak dhe aksesorë për armë, që dyshohet se do të trafikohej në Britani të Madhe, nga grupi kriminal ku bënte pjesë Admir Tutaj.

“Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›