E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut, Apeli i GJKKO lë në “arrest shtepie” Bujar Abedinin

Apeli i GJKKO liron nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtare Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi ngjarje e shënuar në 1 qershor të vitit 2021, rreth orës 21.15 në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë.

Ky i fundit u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›