Pjesë e organizatës kriminale, kapet ne Shkodër 40-vjeçari i shpallur në kërkim! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 40-vjeçar është kapur këtë të hënë në Shkodër.
Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, pritet ekstradimi i 40-vjeçarit drejt italisë.
NJOFTIMI:
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.
Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.
/vizionplus.tv