Plagos me armë babain/ Fier, ngjarja pas sherrit në familje, I riu në pranga

Një ngjarje e rëndë u shënua rreth mesnatës në fshatin Mbrostar Ura në Fier, ku një 21-vjeçar plagosi me një armë të modifikuar sportive të atin.
Debati mes tyre kishte nisur ne mbremje kur babai i 21 vjecarit i tha se duhej te shtrohej ne spital psikiatrik për t’u trajtuar.
Por kjo duket se ishte e papranueshme për 21 vjecarin i cili mori armën dhe qelloi drejt të atit.
58-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku noddhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ndërjyri menjëherë pasi u vendos në dijeni dhe bëri të mundur prangosjen e 21-vjeçarit.
I riu e qelloi me nje arme të cilën e kishte modifikuar e krijuar vetë sipas manualeve ne internet.
Arma e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës matreriale. Ndërhohë agjentët nga ana tjetër morën dëshmitë e familjarëve si dhe të autorit dhe babait të tij me qëllim zbardhjen e plotë të këtij konflikti brenda familjes që për pak përfundoi në një tragjedi.