E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagoset efektivi i FA gjatë operacioni për shuarjen e zjarreve në Mirditë

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në operacionin e Forcave të Armatosura në Mirditë për shuarjen e zjarreve, një prej efektivëve A. K. është dëmtuar gjatë procesit të furnizimit me ujë të mjetit zjarrfikës.

Sipas njoftimit të ministrisë, efektivi i lënduar është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm mjekësor.

MM theksoi se efektivi i FA po ndiqet nga mjeku neurokirurg dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë qëndrimit në Spitalin e Traumës, efektivi është vizituar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, të cilët janë interesuar menjëherë nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se vijon ta ndjekë nga afër gjendjen shëndetësore të efektivit dhe t’i qëndrojë pranë në këtë situatë.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›