E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagoset me armë 15-vjeçari shqiptar në Greqi, i mituri në gjendje të rëndë

Një i mitur shqiptar, rreth 15 vjeç, është plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në Greqi.

I mituri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje kritike, bëjnë me dije mediet greke.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Aspropirgos.

Siç është bërë e ditur nga Policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me armë rreth orës 01:00 pas mesnate dhe më pas fëmija 15-vjeçar u gjet në rrugë.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›