E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë një person në Lezhë, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Një person është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri Daniel Pikuli, ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, Pikuli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve të shumta në pjesën e barkut.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja, ndërsa pritet informacioni zyrtar i Policisë për të zbardhur ngjarjen dhe mënyrën se si është dëmtuar personi./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›