Plagosi me thikë 42-vjeçarin, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, arrestohet autori në Sarandë

Pas disa orësh kërkime është kapur nga policia e Sarandës autori i ngjarjes të paradites të së mërkurës ku u plagos me thikë 42 vjeçari Olsi Muçodemi. Ai është Ylber Hamzaj 45 vjeç nga Kryemadhi i Kuksit.
Policia, që përmes kamerave të lokaleve tek vëndi i ngjarjes, kishte piketuar autorin dhe ishte vënë në kërkim të tij dhe arriti ta kapte atë në Qafë të Gjashtës. Në kohën kur u kap nga policia ishte në gjendje të dehur. Sipas burimeve mësohet se 45 vjeçari kishte pak ditë që ndodhej në Sarandë dhe kishte ardhur për punë.
Ndërsa grindja që çoi në përdorimin e mjetit prerës ishte i momentit, pse më sheh. Të dy personat nuk kishin njohje me njeri tjetrin.