E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Berat, ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska.

Sherri ka nisur për një parakalim mjetesh dhe i plagosuri ka dalë nga makina për tu sqaruar me shoferin, kur është qëlluar prej tij me plumb në bark.

I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.

37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Dogana”.

Fillimisht kanë qenë të paqarta rrethanat e ngjarjes por, pasi grupi hetimor ka punuar intensivisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë, të marra nga bizneset dhe banesat rreth zonës, është zbuluar edhe dinamika e ngjarje.

Mësohet se i plagosuri, Fabjel Toska (Xhindi), ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Seat”, me një shokun e tij, në aksin nacional Kombinat-Dimal.

Nga pamjet filmike,duket edhe një mjet tjetër, Fuoristradë me ngjyrë të zezë, dhe të dyja mjetet parakalohen disa herë me njëra-tjetrën.

Pas kësaj, i plagosuri del nga mjeti dhe shkon me vrap tek makina tjetër, nga ana e shoferit (për tu sqaruar me të se përse po e ndiqte nga prapa dhe po e parakalonte), por sapo shoferi hapur xhamin dhe qëllon me një plumb në bark.

Nga mjeti tip “Seat” duket se del edhe shoku i të plagosurit, por sapo e sheh që Fabielit i qëllojnë me armë dhe bie në tokë, ai ikën më vrap dhe njofton policinë.

Burimet policore konfirmojnë se i plagosuri dhe shoku me të cilin ishte në makinë nuk kanë pasur njohje të mëparshme mes tyre, e thënë kjo edhe në deklaratat që kanë dhënë të dy gjatë pyetjes nga inspektorët e krimeve në DVP Berat.

Pas plagosjes, Fabjjel Toska (Xhindi), 37-vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm,është transportuar drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor dhe,nën drejtimin e Prokurorisë,është duke vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave,me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›