E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja në Shijak/ I lënduari pronar i një lokali, autori në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Shijak. Mësohet se Bjondi Guri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.

Ai është plagosur nga Elton Beqiri. Guri, është pronar i një lokali në zonë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Elton Beqiri, i dyshuar si autor i plagosjes.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›