E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me armë në Selenicë, 36-vjeçari në gjendje të rëndë

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjiorm të Bashkisë së Selenicës. Bëhet me dije se i palgosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nga Levani i Fierit, por ka shkuar këtë të shtunë në banesën e djalit të xhaxhait, i cili jeton në Gjorm të Selenicës.

Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është i moshës 36-vjeç me mbiemër Aliaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›