E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në Fier, në kërkim autori

Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vendin e qujatur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” në Fier.

M.B ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin me banues në Fier. 40-vjeçari si pasojë e plagosjes është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia po vijon punën në arrestimin e autorit.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›