E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në Kosovë

Plagosje me armë zjarri në Kosovë.

Policia e Kosovës bën me dije se një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri të tipit AK-47.

I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion lidhur me rrethanat e ngjarjes, e as për autorin e plagosjes.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›