E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me thikë në Korçë, ngjarja pas konflikteve banale mes komshinjve

Një konflikt i mëparshëm mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës.

Të dy komshinjtë kanë debatuar me pare për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë.

Autori i plagosjes rreth të 50-ave, i identifikuar si Gëzim Ramka pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korces. Paraprakisht, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I plagosuri, Rigels Janaqi, rreth të 40-ave ndodhet në reaminacionin e Spitalit Rajonal të Korçës ku po merr mjekim ndërsa nuk dihet gjendje e tij shëndetësore
autori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›