E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosje me thikë në një lokal në Roskovec

Një ngjarje rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Roskovec.

Një 15 vjeçar ka plagosur me thikë në një lokal Gazmir Gjonin, 39 vjeç. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar, i mituri është arrestuar nga policia.

“Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”,  njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›