E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Planet e BE per vitin 2014" Bisedoi: Genc Mlloja

Interviste me Ministrin e Jashtem te Hungarise Peter Balazs pas perfundimit te vizites zyrtare qe pati ne Shqiperi. Flet per planin e integrimit te vendit tone ne BE, ceshtjen e Kosoves dhe ndalet ne marredheniet ekonomike dhe mungese e investimeve hungareze
A mund te na beni nje permbledhje te asaj cka biseduat me autoritetet shqiptare gjate vizites tuaj ne Shqiperi?
Kjo eshte vizita ime e pare ne Shqiperi. Une dhe zevendeskryeministri dhe minister i jashtem (Ilir Meta) e kemi njohur njeri-tjetrin kohe me perpara. Ne te njejten kohe, ai ishte ne Budapest dhe ishte kenaqesi. Ne jemi takuar disa here ne shume raste. Por kjo eshte hera e pare qe vij ne Tirane. Ne takime te kesaj natyre ne kemi diskutuar mbi dy ceshtje kryesore: probleme te marredhenieve te dyanshme midis Shqiperise dhe Hungarise dhe ceshtje rajonale te Ballkanit perendimor, Bashkimit Europian, NATO-s dhe disa ceshtje te tjera. Ne zhvilluam bisedime te hollesishme. Sekretaret e Shtetit per Ekonomine nenshkruan nje marreveshje mbi bashkepunimin ekonomik ne pranine tone dhe ne beme nje rishikim dhe nenshkruam nje marreveshje bashkepunimi midis dy ministrive te jashtme. U prita nga presidenti i Republikes Bamir Topi me te cilin patem nje shkembim interesant pikepamjesh. Zhvillova nje takim edhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me tej, me kryeministrin Sali Berisha. Pervec ketyre ishte dhe pjesemarrja ime ne nje konference me te gjithe ambasadoret e Hungarise te akredituar ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Cila eshte simbolika e ketij lloj takimi ne Tirane sepse kjo eshte e para pervoje kur nje minister i jashtem i nje vendi tjeter mbledh ambasadoret e tij te rajonit ketu?
Mendoj se gjerat jane te nderlidhura, dhe duke treguar vemendje per cdo partner si Shqiperia, Maqedonia, Bosnia ka ceshtje te cilat jane te ndervarura. Per shembull, transporti nder-Europian - nuk mund te ndertohet nje rruge thjeshte per nje vend; perkundrazi mund te ndertohen lidhje te gjata nderkombetare, hekurudha, ujdhesa. Dhe pastaj nese flasim per cilesine e kufijve, trajtimin e ceshtjes se vizave nga secili vend - cdo gje eshte e ndervarur. Keshtu ne nuk mund t'i zgjidhim problemet thjeshte ne nje vend sepse atehere problemet do te kalojne ne vendin tjeter. Prandaj, ne duhet te kemi parasysh te gjithe rajonin dhe Hungaria eshte nje mbeshtetese e fuqishme e nje kombinimi te mire te qendrimeve individuale ndaj vendeve dhe rajonit. Keto aspekte jane te rendesishme. Jane disa ceshtje qe nuk mund te trajtohen se bashku, d.m.th ato qe i perkasin vendeve te vecanta sepse jane keta te fundit qe leshojne pasaportat. Policia u perket vendeve te vecanta. Hapi i pare duhet bere vend per vend dhe ekziston nje kategori e dyte veprimesh - vendet duhet te bashkepunojne me njeri tjetrin si per shembull ne veprimet kunder krimit te organizuar, mbrojtjen e ambientit etj. Prandaj kjo eshte arsyeja qe ne perpiqemi te kombinojme ceshtjet e dyanshme me ato rajonale.
Ne fakt kjo perkon me faktin se Shqiperia eshte ne pritje te liberalizimit te vizave nga BE...
Shqiperia eshte ne rrugen e duhur. Hungaria eshte ne favor te plote zgjidhjeve te ketilla dhe plotesimit te kushteve te vena nga BE. Kjo eshte pergjigjja e plote. Sigurisht qe kushte ka.
Si do t'i percaktonit marredheniet hungarezo-shqiptare dhe cilat jane perspektivat pas bisedimeve tuaja ne Tirane dhe marreveshjeve te nenshkruara?
Jam i mendimit se marredheniet politike jane te shkelqyera. Ne po flasim te njejten gjuhe dhe mbeshtetemi mbi te njejtat vlera. Ne jemi ne te njejten rruge. Shqiperia po ecen ne te njejtin drejtim te cilin ka pershkuar Hungaria disa vite me pare. Eshte pak a shume e njejta gje. Nuk ekzistojne probleme politike midis dy vendeve tona. Ne kemi nje lloj marredhenie te re qe ka te beje me anetaresimin ne NATO. Shqiperia eshte ne NATO. Ne jemi duke organizuar projektin e pare te perbashket sepse dy oficere shqiptare do t'i bashkohen projektit tone ne Afganistan cka eshte hapi i pare. Pastaj ne kemi plane shume ambicioze ne ekonomi. Hungaria eshte nje investitor i madh jo ne Shqiperi, por ne Kroaci, Bosnje dhe Mal te Zi. Mund te shtoj se ne Mal te Zi ne jemi investitori i huaj numer nje, cka eshte nje rast shume i rralle. Zakonisht Hungaria nuk eshte investitori numer nje ne nje vend te huaj. Ne jemi diku prapa SHBA, Gjermanise. Por ne Mal te Zi ne jemi investitori numer nje. Keshtu qe eshte nje rezultat i mire. Por nuk ka asnje investim ne Shqiperi. Ceshtja eshte perse.
Kjo nuk perputhet me marredheniet e shkelqyera politike midis dy vendeve...
Pra, keto jane dy gjera te ndryshme. Ne e pelqejme njeri tjetrin. Nuk ekzistojne pengesa politike, por na duhet te formulojme parakushtet ekonomike dhe sigurimin e investimeve, sqarimin e marredhenieve te pronesise. Ka shume gjera. Gazetaret ma bene kete pyetje kur isha me Z. Meta nese keto kushte jane mjaft te mira. Une u thashe se ata jane shume te mira nese vijne investitoret. Keshtu qe eshte shume e thjeshte. Ne beme te njejten gje ne Hungari per te terhequr investitoret e huaj duke ndjekur moton - permiresim, permiresim dhe vetem permiresim! Dhe pastaj ata vendosen te vine dhe te qendrojne ne vendin tone. Keshtu qe ne duhet te perzgjedhim fushat ku Hungaria mund te jete e dobishme. Ne jemi goxha te forte ne industrite e ndertimit, komunikacion, trajtimin e ujit, mbrojtjen e ambientit, turizem. Ka edhe shume fusha te tjera. Ne duhet te mobilizojme njerezit tane. Po ata jane tashme mu tek dera prane. Ata jane ne Mal te Zi. Te enjten une isha ne Mal te Zi, ku takova investitore hungareze dhe i inkurajova ata te vjne dhe te ndermarrin hapin tjeter qe te shikojne drejt Shqiperise dhe te testojne tregun dhe te vijne ketu.
Ministri i jashtem shqiptar Ilir Meta beri nje vizite ne Beograd me 11-12 mars te ketij viti me ftese te homologut te tij Vuk Jeremic. Ajo u parapri nga nje takim i tyre ne Budapest ne tetorin e vitit te kaluar cka shenoi edhe shenjat e para te nje shkrirje akujsh ne marredheniet shqiptaro-serbe. Si do ta vleresonit kete vizite dhe efektin e saj ne marredheniet Tirane-Beograd dhe atmosferen e rajonit?
Kur z. Meta erdhi ne Budapest ne tetorin e shkuar ku une organizova nje takim te vendeve te Ballkanit perendimor pas shume pergatitjeve diplomatike, une ia dola te ule ne te njejten tavoline te gjithe ministrat e jashtem te Ballkanit perendimor, duke perfshire te Serbise, Shqiperise, Kosoves, Bosnjes, me nje fjale te gjithe. Te gjithe ishin aty dhe ne diskutuam mbi te ardhmen e rajonit. Ky ishte kontributi i diplomacise hungareze per zgjidhjen e disa problemeve. Aq sa di une, askush tjeter nuk ka arritur te mbledhe te gjitha keto pale rreth te njejtes tryeze. Keshtu qe ne po ndjekim keto linja. Ne dime disa gjera mbi rajonin. Te enjten thashe dicka ne menyre romantike se ne jemi ne gjendje te ndjejme pulsin e rajonit. Ne kemi lidhje shume te ngushta historike dhe gjeografike. Dhe ne perpiqemi te shmangim ndonje problem dhe perpiqemi te nxisim bashkepunimin. Ka disa ceshtje qe duhen zgjidhur si vazhdimesia e procesit te Dejtonit ne Bosnje per te ribashkuar vendin. Nuk ka alternative tjeter. Pastaj te gjendet vendi i duhur per Kosoven. Kosova nuk eshte njohur nga te gjithe vendet e BE-se. Keshtu qe nuk eshte e lehte te flitet ne emer te BE-se kur disa anetare te saj nuk e kane njohur akoma kete vend.
Gjithashtu na duhet te bejme mjaft pune brenda BE-se. Por Hungaria ka deshire te kontribuoje ne kete proces qe te gjithe vendet e rajonit te ecin drejt njeri tjetrit per te nxitur transportin, mbrojtjen e ambientit dhe shume ceshtje te tjera ne rajonin tone.
Keshtu qe mund te them se vizita e Ilir Metes ne Beograd ishte nje ngjarje shume e rendesishme ne keto linja.
Ne nje takim te koheve te fundit qe ju patet me homologun tuaj grek Dimitrios Droutsas ne Budapest ju identifikuat si fushe bashkepunimi avancimin e integrimit europian te vendeve te Ballkanit perendimor duke thelluar bashkepunimin e rajonit ne transport dhe energji si dhe duke krijuar Sherbimin e Veprimit te Jashtem Europian. A mund te na sqaroni se ku hyn Shqiperia ne kete ceshtje?
Po, takimi im i fundit me Droutsas u zhvillua ne Budapest. Ne fakt, kryeministri i Greqise erdhi ne Budapest dhe Droutsas ishte pjese e delegacionit. Greqia dhe Austria kane dale me nje ide shume interesante nen moton e vitit 2014. Ata kane deklaruar se ky do te jete 100 vjetori i fillimit te Luftes se Pare Boterore, i ngjarjes se Sarajeves, vrasjes se Franz Ferdinandit. Ata kane thene le te bejme dicka per te gjithe rajonin para ketij pervjetori. Dhe une e mbeshteta ne BE kete ide dhe tani po perpiqem t'i shtoj ca permbajtje. Une kam ftuar disa politikane. Droutsas do te vije te me takoje te henen tjeter ne Budapest perseri. Une bera nje vizite ne Mal te Zi, javen qe vjen do te shkoj ne Shkup. Kam ftuar ne Budapest ministrat e jashtem te Kroacise dhe te Serbise. Jam ne kontakt te perhershem me te gjithe rajonin dhe po mundohem te gjej cka mund te jete nje permbajtje e mire per kete projekt. Dhe disa nga idete fillestare jane nje rrjet transporti ne rajon, nje rrjet furnizimi me energji dhe ndoshta disa te tjera. Dhe, domosdo, me shume ndihme nga Bashkimi Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›