E Diel, 1 Nëntor 2026

Planet për ndërtimet në Zvërnec, protesta hyn në ditën e 9-të. Qytetarët kërkojnë anulimin e investimit

Qytetarët janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë duke vijuar protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe zonat e tjera të mbrojtura.

Protesta ka hyrë në ditën e nëntë të saj ndërsa protestuesit vijojnë me thirrjet e tyre kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura si dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu mes thirrjeve të shumta kanë në sy edhe thirrjet ndaj opozitës duke e cilësuar atë si “të shitur”.

Protestuesit nisën marshimin e tyre fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me pankarta, flamuj dhe thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protesta e qytetarëve u nxit nga ngjarjet që ndodhën pas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, ku u dhunua një protestues nga rojet e sigurisë, duke u masivizuar më pas edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka pasur protesta të shqiptarëve edhe në qytete të tjera të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›