E Martë, 3 Nëntor 2026

Plani i Netanyahut për Gazën/ Familjarët e pengjeve të shqetësuar: Rruga e vetme për t’i sjellë në shtëpi, paqja!

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi janë shprehur të shqetësuar për fatin e atë afërmve të tyre, pas vendimit të kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

Selia qendrore e Forumit të Familjeve gjithashtu ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite për të zgjeruar luftën në Gaza. Sipas tyre një vendim i tillë “çon drejt një katastrofe kolosale si për pengjet po ashtu edhe për ushtarët”.

“Vendimi i kabinetit të mbrëmshëm për të ndjekur pushtimin e Rripit të Gazës do të thotë braktisje e pengjeve, duke injoruar plotësisht paralajmërimet e përsëritura nga udhëheqja ushtarake dhe vullnetin e qartë të shumicës së publikut izraelit”, thuhej në deklaratën

Më tej theksojnë se e vetmja mënyrë për t’i sjellë pengjet në shtëpi është nëpërmjet arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Mjaft më me luftë të kotë”, thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›