Platforma “ExportOn”, Rama: Prodhimet “Made in Albania”, pasaportë për rrugën e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku uprezantua platforma e re “ExportOn”.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria tashmë do të përballet me mundësi të jashtëzakonshme nga BE në momentin e anëtarësimit, sfida të cilat do të nxjerrin fitues këto që do të arrijë të adaptohet.
Kryeministri u shpreh se qeveria mbështet avancimin e marrëdhënies me eksportuesit.
“Të gjitha kompanitë tona janë një proces transformimi të vazhdueshëm, është e domosdoshme që të mbajmë sytë dhe nga çfarë i pret në një të ardhme jo shumë të largët kur Shqipëria të jetë anëtare e BE. BE është një hapësirë mundësisht të jashtëzakonshme por është dhe në prag sfidash të jashtëzakonshme. Ata që do të jenë të gatshëm për tu adaptuar, do të jenë fitues.
Sot jemi në nisje të një vit të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE dhe ndërkohë jemi këtu për të mbështetur të gjithë së ashku një nismë të AIDA e cila tani është kthyer në një mbështetje që monitoron, asiston dhe që orienton të gjitha ata të cilët i adresohen.
Një nga gjërat më të rëndësishme për ekonominë tonë është domosdoshmëria për të rritur vlerën e krijuar në vend dhe një nga sfidat e objektivat të Aida është mbështetja e eksporteve duke mbështetur prodhimet Made in Albania. Për këtë arsye e shoh me shumë simpati dhe qeveria është këtu dhe do të jetë në vijimësi për të mbështetur dhe për ta vendosur eksportuesin në qendër dhe për të çuar marrëdhënien në nivel tjetër mes qeverisë dhe eksportuesve”, tha ndër të tjera Rama.
Më tej, kryeministri u shpreh se, prodhimet “Made in Albania”, janë markë cilësie dhe një pasaportë për rrugën e integrimit në BE.
Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë bizneset që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte.
“Për ta vendosur eksportuesin në qendër dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhëniet e eksportuesit me shteti shqiptar. “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për BE. Ne do të mbështesim fuqimisht ata që do e synojnë marrjen e kësaj pasaporte, duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund t’i çojë larg dhe duke u fokusuar me standarde të certifikuara nga BE, për të synuar fitim përmes vlerës së krijuar, në cilësi dhe jo sasisë. Mbështetja direkte që do të japim për certifikimet ndërkombëtare, ne e shohim si investim strategjik të shtetit, jo për t’i kursyer disa lekë, por për ta ndihmuar biznesin të integrohet më shpejt BE-së. Ashtu sikundër, edhe për të mbrojtur markën dhe pronësinë intelektuale të çdo prodhimi. Besojmë shumë tek manifaktura, te ata që po ecin në rrugën e transformimit dhe krijimin e vlerës së shtuar, duhet të bëjmë më shumë në ndihmë të sipërmarrjeve që do përfaqojnë transformimin”.