E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat kimike në bujqësi, rekord/ Rrapaj: Fermerëve do iu duhen më shumë para për të punuar tokën

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj thotë se edhe në vendin tonë, shqetësimi është real sa i takon rritjes së çmimit për plehrat kimikë, për të punuar tokën.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Rrapaj u shpreh se fermerëve do iu duhen më shumë para për të punuar tokën.

“Shqetësimi është real. Efekti është më i madh. Kemi flotën më të vjetër të rajonit, harxhon më shumë karburant se vendet e rajonit. Ne kemi edhe një çmim të ngarkuar të naftës me taksa që të tjerët nuk i kanë. Ne nuk kemi rezerva.  Jo për çmimin. Rezerva nuk influencon në çmim. Fermerit do i duhet më shumë para për të punuar tokën. Kostoja e produkteve do dalë shumë më e lartë. Edhe te plehrat kimikë u rrit menjëherë çmimi.

Askush nuk shet dhe hedh në treg plehra kimikë me çmime që nuk përputhet me kërkesë ofertën. Lind nevojë e domosdoshme për më shumë para. Nëse nuk do hidhen më shumë para, patjetër që do kemi mangësi, veçanërisht te prishja e raportit kërkesë ofertë. Fermerët, edhe sot, dalin me kosto më të lartë. Një grupim fermerësh të caktuar, nuk kanë ku shesin produktet e tyre, për shkak të kostos. Skema kombëtare e subvencionit të naftës të përmirësohet, të ketë mundësi që sa më shumë fermerë ta marrin naftën e rimbursuar”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›