E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plenković uron Ramën për fitoren: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin brenda NATO-s

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković ka uruar sot, Kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Plenković shprehet se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

Njëherësh, Kryeministri i Kroacisë thekson se pret me kënaqësi pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ditën e premte.

Kryeministri i Kroacisë, është lideri i dytë që uron Kryeministrin Rama, pas mesazhit të urimit të Kryeministres së Italisë, Georgia Meloni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›