“Plumbi i Artë 2”- Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetau. Gjyqtarja është prekur në sallën e gjyqit ku në lot ka pretenduar se nuk ka patur dijeni për çfarë e akuzojnë ndërsa për sekretaren e saj është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.
Ndërkohë seanca për ish-gjyqtaren e akuzuar për korrupsion u zhvillua e veçuar nga 11 personat e tjerë për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë në kuadër të vijimit të operacionit “Plumbi i Artë”.
Pas daljes nga seanca, ish-gjyqtarja u shpreh se “s’kam asgjë për të thënë”.
Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, akuzohet për dy vepra penale, atë të “Korrupsionit” dhe ‘Shpërdorimit të detyrës”.
Aksioni “Pumbi i Artë 2”, është vijim i operacionit “Plumbi i Artë”, i zhvilluar dy vite më parë.
Një ditë më parë u lëshuan 33 urdhërarreste në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”. Operacioni është në vijimësi, ndërkohë që janë ekzekutuar 15 masa sigurie. Një pjesë e të dyshuarve nuk ndodhen në Shqipëri. Bëhet fjalë për çkodimin e aplikacionit SKY, ku është bërë e mundur të zbardhen 6 ngjarje kriminale vrasje apo tentativë për vrasje, 2 grabitje me armë si dhe pastrim i parave.
Një nga ngjarjet e zbardhura nga SPAK është ajo që njihet si “Masakra e Bradasheshit” e dhjetorit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes.
Në kuadër të operacioneve janë zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit me 14 plumba në shtator të 2020-ës dhe atentati ndaj vëllezërve Baho në korrik 2019, ku njëri prej tyre mbeti viktimë dhe tjetri i plagosur.
Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në dhjetor 2019 në Peqin.
SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në nëntor të vitit 2020 në Berat.
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e vënë në arrest në shtëpie për shkak të moshës mësohet të ketë informuar dhe kaluar të dhëna në favor të grupeve penale dhe për këtë ajo është shpërblyer.
Gjithashtu dy drejtues së policisë janë vënë në pranga, njeri shef i hetimit të krimit në Durrës Agostin Çinari dhe Maetin Musaj që mbante pozicionin e zëvendës drejtorit të burgut të Bradasheshit.
/rtsh.al/