E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po kalonte autostradën, shqiptarja në Greqi tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb jetën

Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përpals nga një makinë.

Bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë teksa po tentonte të kalonte autostradën.

E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit. Rrethanat e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›