E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Po këtë në Londër, shqipot e kanë?”/ Rama bën humor pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna nga lokalet

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Londra në rrjetet sociale, për të bërë pak humor pas aksionit për “çlirimin e trotuareve” nga zaptimi i lokaleve.

“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”, shkruan Rama.

Aksioni për “çlirimin e trotuareve” në fakt, nuk është se ka çliruar gjë deri më tani.

Për momentin janë hequr vetëm tendat, jo karriget.

Po ndoshta e kanë lënë për aksionin e radhës!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›