E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po shkëlqen me Spanjën në Europian, ekipet angleze në garë për Nico Williams

Arsenal-i do të barazojë ofertën e Chelsea-t për sulmuesin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Chelsea e ka informuar Athletic se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e blerjes prej 58 milionë eurosh të Williams dhe gjithashtu i kanë ofruar lojtarit një rrogë prej 15 milionë euro në vit – tri herë më e madhe se paga e tij aktuale, sipas AS.

Megjithatë, pasi mësoi për lëvizjen e Chelsea-t, Arsenal-i ka kontaktuar dhe ka informuar Athletic se janë të gatshëm të përmbushin gjithashtu klauzolën e blerjes së Williams.

Nga ana e tij, preferenca e Williams është Barcelona, ​​por katalanasve u mungon fuqia shpenzuese për të përballuar Chelsea-n dhe Arsenal-in.

Katalanasit duhet të sakrifikojnë një nga yjet për të financuar çdo lëvizje – gjë për të cilën presidenti Joan Laporta po punon tani.

E vetmja siguri, për momentin, është se Williams nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri pas Euro 2024.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›