E Premte, 6 Nëntor 2026

Po transportonte armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule08:58 - 5 Nëntor, 2026

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti”

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›