E Diel, 1 Nëntor 2026

Po transportonte naftë, SHBA sekuestron një tjetër anije cisternë në Karaibe

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve kjo është anija e gjashtë që Shtetet e Bashkuara kanë synuar në javët e fundit për transportimin e naftës venezueliane.

Komanda Jugore e SHBA-së konfirmoi operacionin, i cili u zhvillua në mëngjes herët, duke thënë se forcat amerikane e kapën tankerin motorik Veronica “pa incidente”.

Sipas deklaratës, anija po kryente një mision për të anashkaluar një bllokadë të urdhëruar nga Presidenti Trump mbi anijet që i nënshtroheshin sanksioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›