E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Koplik ndërsa po punonte për të vendosur reklamën në tarracën e një mobilierie. Mësohet se i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Policia ka nisur hetimet për një 40-vjeçar, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një subjekt mobilierie për të vendosur një reklamë në tarracën e subjektit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi Policia. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›