“Poezi vizuale mbi fotografinë sociale”, hapet ekspozita në galerinë “GOCAT” nga fondacioni Mane

Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë nga Fondacioni Mane, do të jetë pikëtakimi i të gjithë artistëve dhe publikut të interesuar për forcën shprehëse të artit vizual.
Mes artdashësve të shumtë, galeria “GOCAT” çeli dje ekspozitën “Poezi Vizuale mbi Fotografinë Sociale”, për të qëndruar e hapur deri më 10 tetor.
Vizitorët e saj do të njohin falas përmes imazheve të dokumentuara ndër vite, qëndresën e njeriut përballë pabarazive dhe padrejtësive shoqërore në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Pas imazheve, fshihen disa prej emrave më të njohur në botën e fotografisë, si: Paul Loëe, Fabrizio Bellomo dhe Seamus Murphy & PJ Harvey.
“Ky konflikt ndodhi 30 vite më parë dhe 30 vite më parë qeveritë thanë që nuk do të ndodhë më kurrë. Por sot po shikojmë situata të ngjashme në Ukrainë, në Gaza dhe për fat të keq po ndodh prapë, në mënyrë të vazhdueshme. Ne themi vazhdimisht që nuk duhet t’i përsërisim gabimet e së shkuarës, por ne vazhdojmë t’i bëjmë ato. Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ende ka jetë”, tha Paul Lowe, fotograf i vlerësuar britanik.
Ndërsa kuratori i ekspozitës ndalet te shtëpia “Gocat”, duke e vlerësuare si një hapësirë që i ka munguar të gjithëve.
“Është një mundësi e mirë sepse ekspozita të tilla janë ekspozita për muzetë më të mirë në botë dhe ne i dimë kostot e biletave. Duam që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të dhënë nga Galeria “GOCAT” dhe fondacioni Mane për publikun shqiptar”, tha Elton Koritari.
“GOCAT”, dhurata e Fondacionit Mane për komunitetin artistik të kryeqytetit, ofron hapësirë moderne dhe pa pagesë jo vetëm për vizitorët, por edhe për artistët të cilët dëshirojnë të promovojnë punët e tyre.