Pogradec/ Forca të shumta policie në terren, operacion për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga krimi i organizuar

Forca të shumta policie janë angazhuar mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë në qytetin e Pogradecit, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Ndërhyrja policore po zhvillohet në disa zona të qytetit, ku prania e forcave të rendit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi identitetin e subjektit apo vlerën dhe natyrën e pasurive të sekuestruara.