E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pogradec/ I moshuari pëson infarkt në plazh, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në një nga plazhet në hyrje të qytetit të Pogradecit. Një i moshuar ka pësuar infarkt menjëherë pasi ka hyrë në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipi mjekësor i urgjencës, të cilët kanë filluar manovrat e menjëhershme të reanimimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë, por mjekët po vazhdojnë me përpjekje intensive për ta rikthyer në jetë.

Gjendja e tij mbetet kritike dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet shëndetësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›