E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë një shtetas amerikan

Nje shtetas amerikan vjen per te kaluar disa dite pushimesh ne qytetin e Pogradecit dhe gjen vdekjen ne banesen qe kishte marre me qera, ne lagjen 1, te qytetit te Pogradecit.

68 vjecari amerikan, Amir Hindie, diten e sotme kishte marre per disa dite me qera nje shtepi private ne lagjen 1, por kane qene pronaret e baneses ata qe kane njoftuar policine pasi kane konstatuar te pajete turistin amerikan.

Sipas deklarimeve qe kane bere pronaret e baneses, amerikani ka mberritur ne Pogradec diten e sotme rreth ores 18.00, nderkohe qe sipas policise rreth ores 21.40 ka gjetur vdekjen brenda baneses. Policia ka bere me dije se nga kqyrja paraprake e trupit nuk jane konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 68 vjecari ka nderruar jete per shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon per percaktimin r sakte te shkakut te humbjes se jetes te 68 vjecarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›